Gjykata e Apeli ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Mario Përlleshaj. 14-vjeçari vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij pranë shkollës ‘Fan Noli’, Martin Canin. Kjo është hera e dytë që Apeli e ka refuzuar ankimin e avokatit të të miturit, i cili kërkoi një masë më të lehtë sigurie se ajo e ‘Arresti me burg’, me argumentin se Mario Përlleshaj e kushte kryer vrasjen në kushtet e vetëmbrojtjes. 14-vjeçari vijon të ndodhet në paraburgimin e të miturve të Kavajës.