Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes në Shkodër, në lagjen “Mark Lula”, mbrëmjen e datës 9 qershor, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ndue Preka. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasin me inicialet K. K., banues në Fushë Kuqe, ndërkohë që vijon puna për kapjen e tij.