Top News-Qëllohet me snajper në funeralin e nënës/‘Një plumb në gjoks’, vritet ish-lideri separatist
13/01/2026 19:40

Alain Orsoni, një ish-lider separatist korsikan dhe ish-president i klubit të futbollit AC Ajaccio, u vra me snajper të hënën, ndërsa merrte pjesë në funeralin e nënës së tij. Orsoni, 71 vjeç, u qëllua me një plumb të vetëm në gjoks rreth orës 16:30 pas shërbimit të varrimit, sipas autoriteteve. Prokurori i Ajaccio-s, Nicolas Septe, tha se e shtëna erdhi nga një distancë e gjatë, nga disa qindra metra larg. "Ai u qëllua në zemër me një të shtënë të vetme, një goditje në distancë të gjatë", tha Septe për shtypin francez. Roger Polge, prifti që drejtoi ceremoninë e varrimit, tha se dëgjoi një të shtënë dhe Orsoni ra i vdekur. Orsoni kishte udhëtuar nga Nikaragua, ku jetonte, për të marrë pjesë në funeralin e nënës së tij në fshatin e tij të lindjes rreth 30 kilometra në veri të Ajaccio-s. Zyra e Prokurorit Kombëtar Kundër Krimit të Organizuar, gjykata e re franceze që synon të trajtojë kryesisht çështjet e trafikimit të drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, prostitucionit dhe grabitjes së armatosur, mori përsipër hetimin. Zyra po bashkëpunon me gjykatën e specializuar ndër-rajonale të Marsejës. Hetuesit hapën një hetim për vrasje nga banda të organizuara dhe shoqata kriminale. Orsoni u bë udhëheqës i Frontit Kombëtar të Çlirimit të Korsikës në vitet 1980 pasi vëllai i tij Guy, gjithashtu një militant separatist, u vra në 1983. Orsoni iku nga Korsika në vitin 1996 dhe jetoi 13 vjet në në Florida, Nikaragua dhe Spanjë, ku kishte interesa biznesi në lojërat e fatit. U kthye në Korsikë në vitin 2008 dhe u bë president i AC Ajaccios deri në 2024-ën. Djali i tij Guy, i lindur në vitin 1984, konsiderohet një figurë e shquar në krimin e organizuar të Korsikës.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30