Ish-kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, u qëllua me armë zjarri në një ngjarje në qytetin Nara dhe u dërgua në spital. Ai u rrezua menjëherë dhe u dërgua në spitalin më të afërt. Fotot e marra në vendin e ngjarjes e tregonin atë të përgjakur. Zyrtarët e sigurisë në vendngjarje, e ndaluan atutorin, dhe tani 41 vjecari është në duart e policisë. Në një konferencë për shtyp, pak orë më vonë, kryeministri aktual i japonisë, Fumio Kishida i tha gazetarëve se Abe ishte në gjendje shumë të rëndë.