Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin e Shkodrës. Një person rreth 30 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një grupi fëmijësh, të cilët i përkasin grupmoshës 13-15 vjeç. Ngjarja ndodhi në afërsi të shkollës “28 nëntori”, në qendër të qytetit të Shkodrës. Autori, i cili qëlloi me armë drejt vendit ku po rrinin fëmijët, po lëvizte me biçikletë, të paktën kështu raportohet deri më tani. Nga informacionet e para, thuhet se fëmijët ishin duke ndjenjur, në vendin e quajtur “Lapidari”. Nuk dihen motivet e sulmit, ndërsa policia shkoi në vendin e ngjarjes, ku rrethoi zonën me perimetër sigurie, për të grumbulluar kështu provat materiale, që do të shërbejnë për hetimin e ngjarjes. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo të plagosur, pasi plumbi thuhet se ka prekur pjesën e pasme të një kondicioneri në një lokal aty pranë.