Top News – Qëllohet avioni luftarak amerikan / Rrëzohet në Detin e Kuq, ‘incident zjarri mik’
22/12/2024 11:59

Një avion luftarak amerikan është rrëzuar mbi Detin e Kuq në një incident të dukshëm të "zjarrit mik", tha ushtria amerikane. Të dy pjesëtarët e ekuipazhit të avionit F/A-18 Hornet, të marinës amerikane, u hodhën në mënyrë të sigurt, me njërin prej tyre që ka pësuar lëndime të lehta, konfirmoi Komanda Qendrore. Incidenti erdhi pasi Shtetet e Bashkuara kryen një seri sulmesh ajrore kundër një depoje raketash dhe objekteve komanduese në kryeqytetin e Jemenit, Sanaa, të operuara nga militantët Houthi të mbështetur nga Irani. Komanda Qendrore amerikane shtoi se goditi gjithashtu shumë dronë të lëvizjes Houthi dhe një raketë lundrimi që ishte lëshuar kundër anijeve mbi Detin e Kuq. Në një deklaratë, Komanda Qendrore e SHBA-së konfirmoi një incident "zjarri mik" mbi Detin e Kuq. “Kryqëzori USS Gettysburg, i armatosur me raketa, që është pjesë e grupit të goditjes së transportuesit USS Harry S Truman, gabimisht qëlloi dhe goditi një avion F/A-18, i cili ishte ngritur në fluturim nga USS Harry S Truman”, thuhet në deklaratë. Nuk është e qartë nëse avioni i rrëzuar ka qenë i përfshirë në operacionin në Jemen. Më herët Komanda Qendrore tha se sulmet kundër objektivave në Sanaa kishin për qëllim "të prishnin dhe degradonin operacionet e lëvizjes Houthi, si sulmet kundër anijeve luftarake të marinës amerikane dhe anijeve tregtare në Detin e Kuq Jugor, Bab al-Mandeb dhe Gjirin e Adenit".

Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38
Top Channel/ Përplasje në BE për financimin e Ukrainës, kryeministri sllovak: Merz po bën shantazh
11/11 12:25
Top Channel/ “Britma nga ferri’: Sulme ndaj Iranit, telefonatë e tensionuar e Trump me Netanyahu-n!
11/11 12:09
Top News – Numër rekord arabësh në parlamentin e ri / Izrael, Netanyahu një hap më pranë largimit
11/11 11:57
Top News – Trump për Hegseth: Patriot i vërtetë! Sekretari i luftës nuk shkarkohet, dështon hetimi
11/11 11:53
Top News – ‘Hyni të gjithë në bunkerë!’ Po vijnë dronë nga Rusia, NATO ngre avionët luftarakë
11/11 11:52
Top News – Arrestohet ushtari amerikan në Britani / Akuzohet se spiunonte për llogari të Rusisë
11/11 11:52
Top Channel/Ambasadori i SHBA në Kosovë, Trump nominon një ekspertë shëndetësie dhe teknologjie!
11/11 11:46
Top Channel/ Dështon mocioni kundër Hegseth, Trump: “Një patriot i madh u shpall i pafajshëm”!
11/11 11:29
Top Channel/ Bisedimet Ukrainë-Rusi, Zelensky rrëfen çfarë i thanë negociatorët e Moskës!
11/11 11:28