Në episodin e radhës të PodKastit FLASIM, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar këtë bisedë, me dy të ftuar inteligjencës artificiale, aty ku Rama u shpreh se prokurimet e fondeve publike burojnë plot pasoja dhe aty buron edhe pjesa më e neveritshme e korrupsionit. Me modelin e Inteligjencës Artificiale u shpreh Rama, neutralizojmë këtë burim të madh qelbi dhe i kthejmë prokurimet publike në një proces transparent dhe të lexueshëm.