Në Krujë, Milot, Shkodër, Vlorë dhe Elbasan gushti i temperaturave të nxehta shënoi edhe disa vrasje, diku të stilit mafioz, e diku tjetër për një fjalë goje. Ekspertët thonë se në të gjithë Shqipërinë, vrasjet brutale ditën për diell, të tilla si ato që përdoren nga krimi i organizuar për të dërguar një mesazh, po ushqejnë një ndjenjë në rritje pasigurie te shqiptarët e zakonshëm.