Sulmi terrorist ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola ka prekur jashte mase banorët dhe në vecanti Luizin. Ai habiti të gjithë kur tha se e njihte Palin dhe se nëse do të ishte ai fiuesi i 100 mijë eurove një pjesë të parave do ta dhuronte për familjen e të ndjerit. Deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun për zbuluar lidhjen mes tyre. Po të kthehemi pas në kohë, në natën e parë të spektaklit të Big Brother Vip, Luizi ishte banori i fundit që u fut në shtëpi. Takimi i parë mes tij dhe Palit duket të ketë ka qenë pikërisht atë mbrëmje.