Qarkullonte i armatosur me armë zjarri, dhe për të shmangur kontrollin e policisë, hodhi armën nga automjeti në taracën e një lokali, falë veprimeve të shpejta të policisë, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës dhe një kapsollë detonator.