Top News – Qanon në Ballkan/ Lëvizja e pranishme edhe në rajon
30/11/2020 11:54

Ndonëse rrjetet sociale, tashmë disa muaj me radhë po i largojnë përmbajtjet, grupet, faqet dhe profilet që ndërlidhen me teorinë e konspiracionit QAanon, në hapësirën e Ballkanit Perëndimor edhe më tej mund të gjenden individë, por edhe faqe që vazhdojnë të përhapin këto teori. ‘Stuhia po vjen’, ‘Ku shkon njëri, shkojmë të gjithë’, “Zgjimi i Madh’, janë vetëm disa nga parullat që mund të gjenden në llogaritë që ndërlidhen me QAnon. Një nga grupet e shuara më herët quhet “QAnon Ballkan” dhe deri në shuarjen e saj numëronte 8,700 anëtarë. Në përshkrimin e faqes së internetit, tek e cila tani mund të ketë qasje vetëm përmes historisë që e ka mbajtur mend Google, thuhet që “Qanon Ballkan” angazhohet për përhapjen e ideve Q në të gjithë rajonin tonë, si dhe për luftën kundër rendit të ri botëror dhe satanistëve, të mishëruar në të ashtuquajturin “shtet i thellë”. Ndryshe, “shteti i thellë” është frazë që përdoret për etiketimin e profesionistëve në strukturat e pushtetit, të cilët mbesin në aparatin e shtetit pavarësisht nga ndryshimet politike. Në faqe thuhet se vendndodhja e administratorëve është në disa qytete në Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Slloveni dhe Bosnje- Hercegovinë. Në postimin e fundit, të botuar më 8 shtator të këtij viti, si probleme “me të cilat ballafaqohen qytetarët” janë theksuar: “Vjedhja e foshnjave nga spitalet për lindje, marrja nga prindërit e fëmijëve për arsye të çmendura, vaksinimi i detyrueshëm, ushqimi OMGJ (Organizma të Modifikuar Gjenetikisht), rrjeti 5G, si dhe mini-hidrocentralet (MHC)”.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07