Bujar Leza, 45-vjeçari i dyshuar si 'menaxher' i vrasësve me pagesë dhe si bashkëpunëtor në ekzekutimin e biznesmenit Behar Sofia, i është caktuar masa 'arrest me burg' këtë të hënë. Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatësve, teksa mes lotësh ka thënë se nuk ka lidhje me vrasjen e biznesmenit e as me të tjera ngjarje të tilla.