Ju dëgjova dhe mbajta shënim, por ende nuk kam marrë përgjigje për pyetjen me të cilën kam ardhur këtu. Ndoshta nuk i ka shkuar kujt në mend, kështu që po e them qartë: “Si mendojnë të na ndihmojnë ndotësit e mëdhenj neve, që jemi jondotës?” Po, jondotës! Prodhimi ynë i energjisë mbështetet te burimet e ripërtëritshme, 100 për qind hidrike, zero për qind karburante fosile. E nuk japim vetëm premtime se do të përballemi me sfidën e përbashkët të angazhimeve të ndërmarra dhe objektivave të vendosura. Ne e bëjmë këtë. Sot. Në vitin 2021”