Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, deklaroi para një komisioni të Kongresit se nuk kishte asnjë dijeni për aktivitetet kriminale të financierit të ndjerë Jeffrey Epstein. Pas një dëshmie disaorëshe me dyer të mbyllura, ajo u shpreh se dëshiron që e vërteta të dalë në dritë, si dhe kërkoi që edhe presidenti Donald Trump të thirret për t’u pyetur drejtpërdrejt nën betim për lidhjet e tij të mëparshme me Epstein.