Top News – ‘Pyesni një herë vajzat tuaja!’ Merz ‘shkakton tërmet’, sqaron deklaratën për emigrantët
23/10/2025 15:19

Pas kritikave ndaj deklaratës së tij që përmbante një formulim të paqartë me problemin e "imazhit të qyteteve" të vendit kancelari gjerman, Friedrich Merz, gjatë një vizite në Londër sqaroi për herë të parë, se çfarë kishte patur parasysh. Ai theksoi nga njëra anë, se Gjermania edhe në të ardhmen do të ketë nevojë për emigracionin kryesisht në tregun e punës. Nga ana tjetër ai për herë të parë shpjegoi, se çfarë e shqetëson atë në imazhin e qyteteve: Emigrantët pa leje qendrimi dhe të papunë, të cilët nuk respektojnë rregullat e vlefshme në Gjermani. Këta pjesërisht karakterizojnë një imazh publik në qytete, tha Merz. Sipas tij imazhe të tilla ka në zona të caktuara si në stacionet e trenit, të metrosë, nëpër parqe, në lagje të tëra, që "edhe policisë u krijojnë probleme". "Ne edhe në të ardhmen kemi nevojë për migracionin. Kjo vlen si për Gjermaninë ashtu edhe për vende të tjera të Bashkimit Europian. Ne kemi nevojë për migrantët kryesisht për tregjet tona të punës, tha kancelari. “Që sot – shtoi ai - emigrantët janë pjesë e domosdoshme e tregut tonë të punës. Ne nuk mund të heqim dorë prej tyre, pavarësisht se nga vijnë, çfarë ngjyre lëkure kanë, ose nëse jetojnë e punojnë në Gjermani në brezin e parë, të dytë apo të tretë", tha ai. Merz gjatë ditëve të fundit është kritikuar shumë në Gjermani lidhur me deklaratën e tij për temën e migracionit: "Në imazhin e qytetit ende është ky problem", tha ai. I pyetur, se çfarë kishte parasysh me këtë, gjatë një konference për shtyp, ditë më pas, Merz u përgjigj: "Pyesni njëherë vajzat tuaja". Kundër kësaj deklarate mbi 120.000 vetë brenda vetëm 24 orësh nënshkruan një peticion të titulluar "Ne jemi vajzat”.

Top News- “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, mesazhi i fundit i Trump
07/04 23:00
Top News- “Kërcënime të rrezikshme”/ Britania kundër Trump, gati të mbyll bazat për amerikanët
07/04 22:48
Top News- Rusia e Kina bëhen bashkë, në krah të Iranit: Bllokojnë hapjen e Hormuzit
07/04 22:46
Top News- Ushtarët harrojnë misionin, abuzojnë fëmijët…harrojnë të luftojnë bandat
07/04 22:45
Top News- A mund ta shkatërrojë SHBA-ja të gjithë Iranin brenda një nate?
07/04 22:44
Top News- Sulmi terrorist në konsullatën izraelite, Erdogan: Akt frikacak!
07/04 22:42
Top News- “Do u kthej në Epokën e Gurit” Lindja e Mesme në gatishmëri…frikë për luftë bërthamore
07/04 22:39
Top Channel/ Kina e Rusia “bllokojnë” Hormuzin, vunë veto në OKB
07/04 22:38
Top Channel/ Kostot e luftës, SHBA shpenzon 500 mln USD në ditë
07/04 22:20
Top Channel/ “Jam gati të ndihmoj”, zbardhet biseda telefonike mes Orban dhe Putin: Miqësia jonë…
07/04 22:14
Top Channel/ NASA publikon pamjet e rralla nga misioni i Artemis II rreth Hënës, fotot bëhen virale
07/04 22:10
Top News- Armë bërthamore ndaj Iranit? Reagon Shtëpia e Bardhë pas deklaratave të JD Vance
07/04 22:00
Top Channel/ Trump kërcënon Iranin: Mund të shuhet një qytetërim! Sulm total nëse s’ka marrëveshje
07/04 19:55
Top News -Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll. Vriten autorët, godina e boshatisur prej ditësh
07/04 19:33
Top News- Kërcënimet e Trump / OKB-Sulmet ndaj infrastrukturës civile, krime lufte
07/04 19:31
Top News- ‘Sot varros qytetërimin pers’/ Trump ‘ultimatum’ Iranit për hapjen e Hormuzit
07/04 18:30
Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30