Top News – ‘Pyesni Ministrinë e Mbrojtjes…!’ Dronët rusë në Poloni, Kremlini nuk ka asnjë koment
10/09/2025 14:47

Kremlini refuzoi të mërkurën të bëjë komente mbi deklaratat e Polonisë se kishte rrëzuar dronë rusë në hapësirën ajrore polake, duke thënë se kjo ishte një çështje që i takonte ministrisë së mbrojtjes. Polonia rrëzoi dronë në hapësirën e saj ajrore të mërkurën me mbështetjen e avionëve ushtarakë nga aleatët e saj të NATO-s, hera e parë që një anëtar i aleancës ushtarake perëndimore hap zjarr gjatë luftës së Rusisë në Ukrainë. Kryeministri polak Donald Tusk tha se bëhej fjalë për një provokim në shkallë të gjerë dhe se polonia ishte "më afër konfliktit të hapur se ç’ka qenë që nga Lufta e Dytë Botërore", megjithëse ai tha gjithashtu se nuk kishte "asnjë arsye për të besuar se jemi në prag të luftës". I pyetur për dronët dhe komentet e Tusk, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: "Në këtë rast, ne nuk do të donim të bënim komente. Kjo nuk është përgjegjësia jonë, është prerogativë e ministrisë së mbrojtjes". Peskov tha se Kremlini nuk kishte marrë asnjë kërkesë për kontakt nga Polonia, por hodhi poshtë akuzat e Bashkimit Evropian dhe NATO-s se Rusia kishte kryer një provokim. "Udhëheqja e BE-së dhe NATO-s e akuzon Rusinë për provokime çdo ditë. Shumicën e kohës, pa u përpjekur as të paraqesë të paktën një lloj argumenti", tha Peskov.

Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
Top News – 20 mijë ushtarë në Gaza. Shqipëria drejton Deir al-Balah, Kosova veriun
21/02 14:55
Top News – Shfuqizimi i tarifave të Trump. Macron përshëndet vendimin e gjykatës së SHBA
21/02 13:20
DIGITALB DIGITALB