Top News/ Putinit ‘i rrëshqet’ goja: ’Po i nënshtrohem kontrolleve mjekësore’, Kremlini mohon
17/10/2024 15:23

“Mjekët në Spitalin Klinik Qendror, ku i nënshtrohem të gjitha llojeve të ekzaminimeve të rregullta, rekomandojnë gjithashtu të vaksinohem me vaksina të prodhuara në vend”, tha Putin. Kjo me sa duket çoi në spekulime mbi gjendjen mjekësore të putinit, të cilat ndihmësit e tij nxituan ti sheshonin. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS nënvizoi se Putini 'nuk ka probleme shëndetësore' pasi theksoi se vizitat e tij në një spital të njohur si Klinika e Kremlinit ishin për kontrolle normale. Zëdhënësi i tij Dmitry Peskov tha: "Ai po i referohej ekzaminimeve rutinë mjekësore." Në një dalje të vecantë televizive të mërkurën, Putin, i cili thuhet se i është nënshtruar trajtimeve të përsëritura me botox, shihej teksa kruante fytyrën. Shëndeti i Putinit ishte subjekt i spekulimeve intensive disa vite më parë, dhe veçanërisht në kohën e pandemisë, kur ai mori masa të jashtëzakonshme sigurie, me zyrtarët që karantinoheshin në mënyrë rutinë për dy javë ose edhe më shumë, përpara se ta takonin atë. Kjo coi edhe në shfaqjen e tryezës së tij të gjatë, që u bë e famshme, ku Putin priste liderët botërorë në një distancë të largët prej tij. Ka pasur raportime se ai kollitej në vazhdimësi dhe nuk mund të kontrollonte këmbët apo duart që bënin lëvizje të papritura në dukje të pavullnetshme. Në disa raste ai është parë edhe të ecte duke u anuar. Thashethemet u fokusuan në disa lloje kanceri ndërkohë që u fol edhe për Parkinson. Disa raporte sugjeronin se ai takohej rregullisht me një kirurg nërsa vëzhguesit vunë re edhe mungesa të gjata e misterioze të tij në publik, me takime të regjistruara paraprakisht që transmetoheshin për të dhënë idenë se ai punonte në mënyrë aktive. Pothuajse një vit më parë, Kremlini madje u detyrua edhe të mohonte pretendimet se Putini kishte vdekur dhe ishte zëvendësuar nga një sozi. Megjithatë vitin e kaluar, putin ka udhëtuar rregullisht dhe ka marrë pjesë në evente dhe takime zyrtare. ai bëri madje edhe fushatë për zgjedhjet presidenciale që sic pritej i fitoi. Në maj u raportua se putin ka katër mjekë të përhershëm në rezidencën e tij kryesore e po ashtu edhe 111 roje sigurie.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB