Një truproje i Vladimir Putin, që ka punuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e Presidentit rus ka dezertuar dhe është larguar nga vendi. Gleb Karakulov, 35 vjeç ishte kapiten në Shërbimin Federal të Gardës, trupa e ngushtë që ka në dorë sigurimin e Vladimir Putinit. Ai u arratis në drejtim të Stambollit dhe më pas në një vend perëndimor, të cilin mediat e huaja nuk e zbulojnë.