Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha të dielën se një pushtim amerikan i Grenlandës "do ta bënte Putinin njeriun më të lumtur në tokë". Sanchez tha se çdo veprim ushtarak nga SHBA-të kundër ishullit të madh të Danimarkës në Arktik do të dëmtonte NATO-n dhe do të legjitimonte pushtimin e Ukrainës nga Rusia. "Nëse përqendrohemi te Grenlanda, duhet të them se një pushtim amerikan i atij territori do ta bënte Vladimir Putinin njeriun më të lumtur në botë. Pse? Sepse do të legjitimonte përpjekjen e tij për pushtimin e Ukrainës", tha ai në një intervistë në gazetën La Vanguardia. "Nëse Shtetet e Bashkuara do të përdornin forcën, kjo do të ishte kambana e vdekjes për NATO-n. Putini do të ishte dyfish i lumtur."