Top News – Putin, Zepelinë në kufijtë e NATO-s / Kërcënim misterioz, si në Luftën e Parë Botërore
17/12/2024 15:24

Vladimir Putin ka dërguar mjete fluturuese të stilit të luftës së parë botërore në kufirin e natos. Mjete gjigande, të ngjashëm me Zeppelinët, janë shfaqur pranë estonisë, ndërsa moska po tenton edhe një herë të frikësojë perëndimin. Qyteti i Narvës, në Estoni, është bërë objektiv i rregullt i taktikave hibride të luftës të përdorura nga Putin, duke përfshirë edhe rastet e spiunazhit. Mjete të ngjashëm me Zepplinët janë shfaqur pothuajse cdo javë. Mjetet fillimisht ishin projektuar si pajisje anti-drone, duke lëshuar mbi ta rrjeta gjigante përpara se të godasin objektivin. Por tani ata po përdoren vetëm për propagandë kërcënuese. Policët estonezë fillimisht zgjodhën të injoronin zepelinin që u shfaq për herë të parë dhe u ul në anën ruse të kufirit, duke shpresuar se nuk do të kthehej. Por ai u kthye dhe këtë radhë mbante edhe shkronjën Z, simbol të pushtimit të Ukrainës. Që atëherë, Rusia ka sfiduar fatin e saj me mjetin fluturues gjigant dhe ka hyrë në mënyrë të rrezikshme në hapësirën ajrore të Narvës, duke kërkuar të ngjallë frikë në Estoni. Egert Belitsev, drejtor i përgjithshëm i policisë së Estonisë, tha se raste të tilla po shihen pothuajse cdo javë. Tensionet në kufirin prej 300 km, kanë vazhduar edhe muajt e fundit. Policët thonë se kanë parë një rritje drastike të incidenteve të sigurisë kufitare, si protestat e organizuara kundër Perëndimit dhe tentativa për kontrabandë të pjesëve të dronëve. Ka pasur gjithashtu përpjekje për të shtyrë emigrantët brenda kufirit të Estonisë. Rusia është akuzuar gjithashtu për vjedhjen e çuditshme të shenjave që përcaktojnë kufirin në rezervuarin Narva në tentativë për të dëmtuar aftësinë e estonisë për të monitoruar sulmet e mundshme. Estonia, që iu bashkua NATO-s dhe BE-së në vitin 2004, është një nga kundërshtarët më të zëshëm të Rusisë në të gjithë Evropën. Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kryeqyteti i Estonisë Talini dërgoi ndihma ushtarake në ukrainë më shumë se cdo vend tjetër, duke patur frikë edhe për sigurinë e tij.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58