Top News/ Putin ‘vizaton’ vijën e tij të kuqe! A do ta kalojë perëndimi, si do të përgjigjet Rusia
13/09/2024 13:49

Titulli me të cilën hapej gazeta ruse Kommersant, mëngjesin e të premtes, ishte dramatik. “Vladimir Putin vizaton vijën e tij të kuqe”. A do ta kalojë Perëndimi? Dhe, nëse e bën këtë, si do të përgjigjet Rusia? Duke folur në Shën Petersburg, Presidenti Putin i dërgoi një paralajmërim të qartë Perëndimit: mos lejoni Ukrainën të përdorë raketat tuaja me rreze të gjatë veprimi për të goditur territorin rus. Moska, tha ai, do ta konsideronte këtë si "pjesëmarrje të drejtpërdrejtë" të vendeve të NATO-s në luftën në Ukrainë. "Kjo do të ndryshonte vetë thelbin dhe natyrën e konfliktit", tha ai. Sipas Putin, për lëshimet e raketave në Rusi, Ukraina do të kërkonte të dhëna nga satelitët perëndimorë dhe se vetëm ushtarakët nga vendet anëtare të NATO-s do të ishin në gjendje të "fusin këto sisteme raketore” në funksion. Por Rusia ka vendosur vija të kuqe edhe më herët. Dhe ato janë parë të shkelen...Më 24 shkurt 2022, kur ai njoftoi fillimin e "operacionit të tij special ushtarak", sic e quan pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, Putin lëshoi një paralajmërim për "ata që mund të tundohen të ndërhyjnë nga jashtë". “Pavarësisht se kush përpiqet të na pengojë apo të krijojë kërcënime për vendin dhe popullin tonë, ata duhet ta dinë se Rusia do të përgjigjet menjëherë”, tha kreu i Kremlinit. "Dhe pasojat do të jenë të tilla që nuk i keni parë kurrë në historinë tuaj". Udhëheqësit perëndimorë e injoruan atë që u interpretua gjerësisht në atë kohë si kërcënim bërthamor. Perëndimi që atëherë i ka siguruar Ukrainës tanke, sisteme të avancuara raketore dhe së fundmi, avionë luftarakë amerikanë F-16. Për më shumë se dy vjet, zyrtarët rusë akuzojnë perëndimin se lufton me rusinë, edhe pse në fakt ishte rusia ajo që pushtoi ukrainën. Nga komentet e fundit të Putinit, u pa qartë se ai konsideron shënjestrimin e territorit rus të njohur ndërkombëtarisht me raketa perëndimore, si një hap që e con konfliktin në një nivel të ri. Ajo që nuk bëri të qartë, është se si do të përgjigjet moska...”Ne do të marrim vendimet përkatëse bazuar në kërcënimet ndaj nesh që do të krijohen”, tha Putin.

Top News – Koloneli i Putinit hidhet në erë / ‘Pritë’ në Shën Petersburg, makina shpërthen në flakë
13/11 10:17
Top News – Musk ndëshkon Ukrainën sërish / Zelenski: Shpejtësia e Starshield është kufizuar
13/11 10:17
Top News – Godet fabrikën e raketave në Ukrainë / Errësirë dhe acar, Rusia, sulm masiv gjatë natës
13/11 10:14
Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57