Në Vladivostok, dikur Stalingrad, kanë nisur festimet për Ditën e Fitores, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin historik rus. Mbi 1500 të rinj nga Rusia, Kina dhe Laosi morën pjesë në paradën ndërkombëtare “Nipërit e Fitores”, duke çelur zyrtarisht aktivitetet përkujtimore. Të veshur me uniforma ushtarake, mes tingujve të himnit kombëtar dhe valëvitjes së flamujve, pjesëmarrësit sollën një atmosferë ceremoniale që synon të mbajë gjallë kujtesën historike te brezat e rinj.