Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin serb Aleksandar Vuçiç duke thënë se kreu serb ka shënuar një fitore bindëse” në zgjedhjet presidenciale. Një një postim në Telegram, Putini shprehu shpresën se Vuçiç do të vazhdojë të forcojë “partneritetin strategjik” midis Serbisë dhe Rusisë. Presidenti serb është aleati i fundit i Putin në Ballkan dhe ndër aleatët e fundit në Evropë. Mesazhet për luftën në Evropë kanë kanë shoqëruar edhe fushatën e tij që nga fillimi i luftës ruse kundër Ukrainës.