Në ditën e dytë të pushtimit nga toka, ajri dhe deti, presidenti rus Vladimir Putin u është drejtuar me një thirrje trupave ushtarake ukrainase të dalin kundër qeverisë së tyre. Duk iu drejtuar atyre Putin u shpreh se forcat ushtarake nuk duhet të lejojnë neo-nazistët të përdorin fëmijët, gratë dhe të moshuarit si mburojë njerëzore. “Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima në radhët e popullsisë. Po ju drejtohem edhe njëherë forcave ushtarake ukrainase. Mos lejonin neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore.