Presidenti rus Vladimir Putin e vuri në lojë flamurin “ylber”, të ngritur nga ambasada amerikane në Moskë për të kremtuar të drejtat e komunitetit LGBT. Putin la të kuptohej në komentet e tij se kjo reflektonte orientimin seksual të stafit të këtij misioni diplomatik. “Ngritja e këtij flamuri na thotë dicka për njerëzit që punojnë atje”, tha Putin.