Kremlini ka publikuar një video në të cilën shihet presidenti rus, Vladimir Putin, teksa takon ish mësuesen e tij të gjermanishtes, në shkollën fillore. Videoja virale tregon takimin e tyre emocional dhe një përqafim. Putin ka drejtuar vetë një makinë aurus deri në hotelin Arbat në qendër të moskës, ku ai u takua me mësuesen e tij të fëmijërisë, Vera Gurevich. Agjencitë ruse të lajmeve citojnë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov të ketë thënë se Putin takoi mësuesen e tij në hollin e hotelit dhe më vonë e mori atë për darkë në rezidencën e tij, në Kremlin.