Top News/ Putin, sulm në gjithë linjën e frontit / Armët perëndimore ‘rrjedhin’ në Kiev
12/05/2024 11:21

Forcat e Moskës u zmbrapsën në përpjekjet e tyre për të pushtuar qytetin kyc të Ukrainës, kur Rusia nisi pushtimin dy vjet më parë, por me Kievin të dobësuar nga mungesa e armëve nga aleatët e saj perëndimorë, Vladimir Putin po përpiqet përsëri. Rusia ka rihapur një front të madh në luftën e saj me Ukrainën, në një lëvizje që do të stërmundojë forcat tashmë të paarmatosura dhe inferiore në numër të Kievit, që mbeten në pritje të armëve perëndimore. Ushtria ruse lëshoi një breshëri artilerie dhe sulmesh ajrore në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ndërsa trupat tokësore tentuan inkursionin më të rëndësishëm në verilindje të Ukrainës, territor që ndan një kufi të gjatë me Rusinë. Luftimet e ashpra u ndezën gjatë fundjavës në pika të ndryshme përgjatë një brezi 72 km të gjatë të kufirit në rajonin e Harkivit. Moska pretendoi se kishte pushtuar pesë fshatra, ndërsa Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, tha se betejat po zhvilloheshin rreth shtatë fshatra. Në shenjë të seriozitetit të sfidës, Ukraina po vendos forca rezervë për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmit rus dhe një komandant i lartë është caktuar për të udhëhequr përpjekjen. Koha e sulmit nuk mund të ishte më e keqe për Kievin, e kjo me sa duket është arsyeja pse Rusia vendosi të veprojë. Trupat ruse tashmë po fitojnë ngadalë terren në rajonin lindor të Donbasit duke iu afruar qytetit në majë të kodrës Chasiv Yar. Nëse kjo fortesë ukrainase bie, do t'u jepte trupave pushtuese një pikë të favorshme për të goditur më lehtë në pjesën tjetër të Donbasit, duke vënë në rrezik qytetet kryesore si Kramatorsku. Duke shtuar sulmet në drejtimin e Harkiv-it, Rusia mund t'i detyrojë komandantët ukrainas të devijojnë burimet nga Lindja në verilindje, duke dobësuar linjën e tyre mbrojtëse në Donbas, që tashmë është në vështirësi. Duke e bërë situatën edhe më kritike, vonesat në dërgimin e armëve dhe municioneve shtesë nga aleatët perëndimorë në vijën e frontit i kanë lënë të ekspozuara forcat ukrainase. Ndërsa Putini nuk e ka deklaruar hapur qëllimin e tij, Harkivi duket se është një punë e papërfunduar. Kryeqyteti rajonal ishte një objektiv kryesor i pushtimit në shkurt 2022. Forcat ruse pushtuan zona të rajonit të Kharkiv, por kurrë nuk arritën të pushtonin qytetin. Një kundërofensivë ukrainase në fund të verës 2022 i zbrapsi rusët. Por, Rusia nisi të kryente sulme të pandërprera me artileri dhe dronë kundër fshatrave dhe qyteteve të afërta, si dhe sulme me raketa me rreze më të gjatë kundër Harkivit. Agresioni u përshkallëzua javët e fundit përpara se të shpërthente në sulmin tokësor të së premtes.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55