Top News – Putin, ‘strategjia e dimrit të acartë’/ Ukraina, sytë nga perëndimi për municione
18/11/2023 20:00

Viti i ardhshëm do të jetë një periudhë e vështirë dhe e rrezikshme për Ukrainën. Kundërofensiva e saj, e cila filloi në qershor, bëri përparim modest në Bakhmut dhe në jug në provincën Zaporizhia. Por, municionet e kufizuara kushtet klimaterike pritet të ngadalësojnë ofensivën gjatë dimrit, megjithëse disa sulme të këmbësorisë do të vazhdojnë. Dimri ka të ngjarë të sjellë sulme me rreze të gjatë nga të dyja palët. Rusia ka grumbulluar raketa dhe ka të ngjarë të sulmojë sërish rrjetin elektrik të Ukrainës. Ukraina ka grumbulluar dronë dhe do të vazhdojë sulmet në Krimenë e pushtuar nga Rusia, e ndihmuar nga një injeksion i vogël i raketave të mbërritura nga Amerika. Sulmet mund të ngrejnë moralin e Ukrainës, por ndikimi i tyre strategjik pritet të jetë modest. Pyetja thelbësore për vitin 2024 është se cila palë do të mund të rindërtojë më shpejt artilerinë luftarake. Rusia rriti prodhimin në fushën e mbrojtjes në fund të vitit 2022 dhe mund të prodhojë më shumë se 2 milion predha gjatë vitit 2024, së bashku me qindra tanke të reja dhe të rinovuara. Koreja e Veriut po dërgon gjithashtu një numër të madh predhash, duke rritur më tej fuqinë e zjarrit rus. Ukraina nuk do të ketë një fluks tjetër masiv pajisjesh luftarake, siç ndodhi në pranverën e 2023. Fokusi do të jetë në ndihmën perëndimore për riparimin e pajisjeve. Një vendim kyç për qeveritë perëndimore është nëse ato rihapin linjat e prodhimit për armët që ata vetë nuk i prodhojnë më. Nëse asnjëra palë nuk mund të gjenerojë një kërcënim domethënës sulmues në vitin 2024, lufta ka të ngjarë të dominohet nga faktorë përtej fushëbetejës. Një samit i nato-s në Uashington në korrik do të shihet si një provë e mbështetjes perëndimore. Strategjia e Rusisë është e thjeshtë: të vazhdojë luftën derisa partnerët e Ukrainës të lodhen. Zyrtarët optimistë argumentojnë se lufta po përshpejton dekompozimin politik të Rusisë. Por pesimistët paralajmërojnë se Putin mund ta vazhdojë luftën për vite me rradhë. Pamjet: AFP

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB