Rusia ka forcuar sigurinë e bazës së saj në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar , me ndihmën e delfinëve të trajnuar posaçërisht për ta mbrojtur atë nga zhytësit, tha sot qeveria britanike, duke konfirmuar një rikthim në praktikën e Luftës së Ftohtë. Përdorimi i gjitarëve detarë për qëllime ushtarake është një praktikë e vjetër, e përdorur në dekadat e fundit nga forcat e armatosura, veçanërisht ato amerikane dhe ruse.