Presidenti rus, Vladimir Putin me gjasë do të shpallë aneksimin e rajoneve të pushtuara të Ukrainës në federatën ruse, gjatë fjalimit të tij në parlament, më 30 shtator – thotë ministria britanike e mbrojtjes. Referendumet që vazhdojnë në këto territore përfundojnë këtë të martë dhe sipas ministrisë së mbrojtjes, liderët e rusisë shpresojnë që një shpallje aneksimi do të konsiderohet si një justifikim për operacionin e posacëm ushtarak dhe do të konsolidojë mbështetjen patriotike për konfliktin.