Vladimir Putin provokoi të hënën Kievin duke udhëtuar në kufi me Ukrainën ndërkohë që lufta ka hyrë në muajin e saj të nëntë. Kreu i Kremlinit udhëtoi me një Mercedes në urën që lidh Krimenë me lindjen e Ukrainës, e cila u hodh në erë pak kohë më parë nga forcat ukrainase. Lideri rus sipas ekspertëve po përpiqet te tregojë se gjithçka është nën kontroll dhe u pa duke kaluar urën me mjetin e tij ndërsa fliste me punëtorët e përfshirë në riparime.