Top News – Putin sfidon: Ushtria ime vetëm përpara/ Armatosja e NATO-s nuk është kërcënim për Rusinë
19/06/2025 11:13

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se përpjekja e NATO-s për të rritur shpenzimet për mbrojtje nuk është “kërcënim” për Rusinë. Kjo deklaratë, e bërë gjatë një konference për shtyp në orët e vona të së mërkurës, vjen disa ditë para se aleanca të nënshkruajë një plan për të forcuar kapacitetet e saj ushtarake në mbarë Evropën. Presidenti rus tha po ashtu se trupat e tij nuk do të ndalojnë avancimin në Ukrainë, ndërsa tentoi të minonte autoritetin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Aleanca ushtarake perëndimore do të mbajë një samit të rëndësishëm në Hagë javën e ardhshme, ku shtetet anëtare të NATO-s do të diskutojnë për rritjen e shpenzimeve për mbrojtje në 5 për qind të Bruto Produktit të Brendshëm, teksa presidenti amerikan, Donald Trump, vazhdimisht kërkon që anëtarët e aleancës të rrisin shpenzimet. Putin e ka paraqitur ofensivën e tij në Ukrainë si pjesë e një konflikti më të gjerë mes Rusisë dhe NATO-s, e cila e ka mbështetur Kievin që nga nisja e luftës. “Ne nuk e konsiderojmë asnjë riarmatosje nga NATO-ja si kërcënim ndaj Federatës Ruse, sepse ne mund ta garantojmë sigurinë tonë”, tha Putin. Rusia “po modernizon vazhdimisht forcat e armatosura dhe kapacitetet mbrojtëse”, tha ai, duke shtuar se “nuk ka asnjë kuptim që NATO-ja të shpenzojë më shumë para për armë”. Megjithatë, ai e pranoi se nëse shtetet e NATO-s do të shpenzonin më shumë, kjo do të krijonte disa sfida “të veçanta” për Rusinë. “Ne do t’i përgjigjemi të gjitha kërcënimeve që do të paraqiten”, shtoi Putin. Kievi po kërkon garanci të sigurisë nga NATO-ja si pjesë e çdo marrëveshjeje që do të ndalonte luftimet. Moska ka shfaqur pak vullnet për të ndalur luftimet, dhe Putin tha se Rusia ka “avantazh strategjik” në fushëbetejë. “Trupat tanë po avancojnë në mbarë vijën e kontaktit. Çdo ditë, pak a shumë, por çdo ditë ata po avancojnë dhe do të vazhdojnë të avancojnë”, tha Putin. Ai po ashtu tentoi të justifikojë luftën kundër Ukrainës, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e Zelenskyt, teksa mohoi se ushtria e tij shënjestron civilët në sulmet e përditshme ajrore. Putin tha se ëhstë i gatshëm të takohet me homologun ukrainas por vetëm në fazën finale të negociatave. Ai sugjeroi po ashtu se zelenski nuk ka të drejtë të nënshkruajë ndonjë marrëveshje paqeje pasi i ka skaduar mandati si president.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58