Presidenti rus Vladimir Putin kritikon Perëndimin se po përpiqet të imponojë një "rend të ri botëror" dhe thotë se bisedimet e paqes po bëhen gjithnjë e më të largëta prej vazhdimit të konfliktit. Gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion Presidenti rus Vladimir Putin tha se nëse Perëndimi dëshiron ta sfidojë Rusinë me luftime, politikanët e këtyre vendeve janë të mirëpritur ta provojnë. "Sot dëgjojmë se duan të na mposhtin në fushën e betejës. Çfarë mund të them për këtë? Le ta provojnë," tha Putini në fjalimin e tij.