Top News – Putin ‘rrëzoi’ avionin mbi Ukrainë / Hetuesit ndërkombëtarë-furnizoi rebelët me raketa
09/02/2023 13:54

Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha se kishte gjetur “të dhëna të forta” se presidenti rus Vladimir Putin miratoi furnizimin me armë të rënda kundërajrore për separatistët ukrainas që rrëzuan avionin malajzian MH17 tmë 2014 me një raketë ruse. Megjithatë, anëtarët e Ekipit të Përbashkët të Hetimit thanë se kishin prova të pamjaftueshme për të ndjekur penalisht presidentin Putin ose ndonjë të dyshuar tjetër dhe ata pezulluan hetimin e tyre 8-vjeçar për rrëzimin që shkaktoi vdekjen e 298 personave në bordin e avionit Boeing 777 që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur. Rusia gjithmonë ka mohuar çdo përfshirje në rrëzimin e fluturimit mbi Ukrainën lindore më 17 korrik 2014 dhe ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimin ndërkombëtar. Prokurorët holandezë thanë se “ka tregues të fortë se presidenti rus vendosi të furnizojë” separatistët ukrainas me një sistem Buk raketash, arma që rrëzoi MH17. “Megjithëse flasim për tregues të fortë, standardi i lartë që duhet arritur që prova të konsiderohet përfundimtare nuk është arritur”, tha prokurorja holandeze Digna van Boetzelaer, duke shtuar se pa bashkëpunimin rus, “hetimi tani ka arritur kufirin e tij. Të gjitha pistat janë ezauruar”. Ajo tha gjithashtu se, si kreu i shtetit rus, Vladimir Putin do të kishte imunitet nga ndjekja penale në Holandë. Ekipi publikoi një regjistrim të një telefonate të përgjuar në të cilën ata thanë se Putin mund të dëgjohej duke diskutuar për konfliktin në Ukrainën lindore. “Ne jemi vërtet të qartë se çfarë ka ndodhur, por përgjigja e pyetjes pse u rrëzua MH17 mbetet ende në Rusi” thanë hetuesit.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00