Raketa ruse Oreshnik, që shkatërroi një instalim ushtarak në qytetin e Dnipros në nëntor të vitit të kaluar nuk është ndërtuar pa ndihmën e teknologjisë perëndimore. Pas këtij sulmi, Vladimir Putin njoftoi se raketa e re mund të përdoret përsëri në Ukrainë nëse ushtria ukrainase vazhdon të përdorë armë perëndimore për të shënjestruar objektiva brenda Rusisë.