Top News/ Putin premton ‘ferrin mbi tokë’ / Sulme të ashpra mbi Ukrainë, nuk kursehet as Kievi
02/01/2024 12:46

Raketat ruse kanë goditur qytetet më të mëdha të Ukrainës duke lënë katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pasi Vladimir Putin premtoi se do të intensifikojë sulmet. Një grua u vra dhe 41 përsona të tjerë u plagosën në qytetin verilindor të Harkivit, sipas zyrtarëve lokalë. Kryebashkiaku i Kievit tha se të paktën një person u vra dhe 27 u plagosën ndërsa disa blloqe apartamentesh u goditën nga sulmet ruse. Dy viktima të tjera u raportuan në rajonin përreth Kievit. Ka patur ditët e fundit sulme të mëdha ajrore nga të dyja palët. Rusia ndërmori fushatën më të madhe të bombardimeve ajrore gjatë gjithë luftës, javën e kaluar, duke vrarë 39 persona. Forcat ukainase u përgjigjën me një sulm në qytetin kufitar rus të belgorodit të shtunën, ku mbetën të vrarë rreth 25 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë. Presidenti rus, Vladimir Putin, premtoi se sulmi nuk do të kalonte pa ndëshkim ndërsa presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, tha se vetëm të dielën, Moska kishte lëshuar 170 dronë dhe dhjetëra raketa. Forcat ajrore ukrainase thanë në telegram më herët të martën, se kishin rrëzuar 35 dronë të lëshuar nga rusia, mbrëmjen e të hënës. Bombarduesit strategjikë rusë pasuan sulmet me dronë, me sulme të reja me raketa kruiz dhe raketa supersonike. Zyrtarët e Kievit thanë se mbetjet e raketave dhe dronëve të shkatërruar rusë kishin goditur ndërtesat e larta, magazina dhe supermarkete dhe se një grua e moshuar kishte humbur jetën si pasojë e lëndimeve. Energjia elektrike dhe furnizimi me ujë të pijshëm ishte ndërprerë në disa zona të kryeqytetit dhe tubacionet e gazit po ashtu ishin dëmtuar në një rajon. Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleyh Syniehuboy tha se qendra e qytetit ishte goditur dhe forcat ajrore thanë se ishin përgatitur për më shumë sulme. Kryebashkiaku i Mikolaivit në ukrainën jugore tha se mbrojtja ajrore kishte rrëzuar dronë mbi qytet, me mbetjet e tyre që kishin shkaktuar një zjarr.

Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04