Top News – Putin po tallet me Perëndimin! Zelenski i acaruar: Asnjë reagim ndaj sulmeve të fundit
06/10/2025 11:21

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të përnatshëm, kritikoi Perëndimin për mungesën e reagimit ndërsa Ukraina perëndimore dhe rajone të tjera po përpiqen të rimarrin veten nga një sërë sulmesh ajrore ruse që vranë të paktën pesë persona. “Fatkeqësisht, nuk ka pasur asnjë reagim të denjë e të fortë nga bota ndaj të gjithë kësaj që po ndodh; ndaj rritjes së vazhdueshme të sulmeve”, tha Zelensky. “Pikërisht për këtë shkak Putin vazhdon ta bëjë këtë. Ai tallet hapur me Perëndimin, me heshtjen e tij dhe mungesën e veprimeve të forta në përgjigje”, theksoi ai. Zelensky u ankua se “çdo” raketë dhe dron i lëshuar nga Kremlini “përmban pjesë me të cilat Rusia furnizohet ende” nga vendet perëndimore dhe vende të tjera, duke përmendur kompani nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Tajvani, Britania, Gjermania, Zvicra, Japonia, Koreja e Jugut dhe Holanda. “E gjithë kjo duhet të ndalet”, shtoi ai. Sulmet e fundit të Rusisë në rajonin e Lvivit, larg vijave të frontit dhe pranë kufirit polak, të dielën, nxitën Poloninë dhe aleatët e NATO-s të ngrënë avionë luftarakë në ajër dhe të vendosnin forcat tokësore në gatishmëri të lartë. “Forcat ajrore polake dhe aleate po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet tokësore të mbrojtjes ajrore dhe zbulimit me radar janë vendosur në gjendjen më të lartë të gatishmërisë”, njoftoi komanda operacionale e Polonisë në një postim në rrjetet sociale. Polonia i përshkroi këto masa si veprime “parandaluese” të destinuara për të “siguruar hapësirën ajrore dhe për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht në zonat pranë rajoneve të kërcënuara”. Ky veprim vjen pothuajse një muaj pas një incidenti ku dhjetëra dronë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të Polonisë, duke detyruar avionët e NATO-s të ngriheshin për t’i kapur dhe rrëzuar disa prej tyre. Të paktën pesë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në një sulm rus, të dielën, që sipas Zelenskit përfshinte “më shumë se 50 raketa dhe rreth 500 dronë”. Sulmet ndërprenë furnizimin me energji elektrike për dhjetëra mijëra njerëz dhe dëmtuan ndërtesa e infrastrukturë.

Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58
Top News – Lufta drejt fundit. Trump – Misioni u përmbush, tërhiqemi pas 3 javësh
01/04 12:57
Top News – Luftën e Trump e paguan bota. Mbyllja e konfliktit nuk mbyll pasojat ekonomike globale
01/04 12:57
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:21
Top Channel/ Papa thirrje Trump: Ndal luftën! Kërko rrugëdalje nga lufta në Lindjen e Mesme
01/04 12:19
Top Channel/ Bursat aziatike në rritje të fortë, Japonia e Koreja e Jugut rrisin tregjet financiare
01/04 12:13
Top Channel/ Izraeli miraton dënimin me vdekje për terroristët, protesta dhe kritika ndërkombëtare
01/04 12:13
Top Channel/ Trump kufizon votimin me postë, firmos urdhrin, paralajmërohen beteja ligjore
01/04 12:12
Top News – Ndërmjetësim për paqe. Kina dhe Pakistani plan me 5 pika për Iranin
01/04 11:54
Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01