Shtetet e Bashkuara besojnë se presidenti rus Vladimir Putin po “dezinformohet” nga këshilltarët e tij se sa keq po performon ushtria ruse në Ukrainë dhe ndikimin e sanksioneve në ekonominë ruse. Një zyrtar i lartë i SHBA-së, ka theksuar për CNN se Vladimir Putin po keqinformohet mbi atë se çfarë po ndodh realisht në Ukrainë, duke shtuar se këshilltarët e tij po i fshehin gjithçka.