Top News – Putin përdor bombarduesit strategjikë / Polonia në alarm, NATO ngre avionët luftarakë
25/02/2025 13:26

NATO u detyrua të ngrejë në fluturim avionët e saj luftarakë në Poloni, mëngjesin e të martës, pasi Vladimir Putin përdori bombarduesit strategjikë për të sulmuar Ukrainën. Sulmet erdhën pavarësisht se Putin këmbënguli duke thënë se donte paqen "sa më shpejt të ishte e mundur". Rusia përdori bombarduesit strategjikë me aftësi bërthamore Tu-95MS, në sulmet e mëngjesit në Ukrainë, duke shkaktuar panik në Kiev ndërsa banorët nxituan për të hyrë në stacionet nëntokësore të metrosë. Shpërthime u dëgjuan në Kiev, Zhytomyr dhe Sumy, si dhe në rajonet e Kievit dhe Cherkasi-t. Po ashtu edhe dronët u përdorën në sulme me disa persona të lënduar. “Kujdes, për shkak të aktivitetit të aviacionit me rreze të gjatë të Federatës Ruse, objektivave të vendosura, veçanërisht, në perëndim të Ukrainës, aviacioni ushtarak ka filluar të operojë në hapësirën ajrore të Polonisë”, tha selia e komandës së operacionit të forcave të armatosura të Varshavës. Mbrojtja ajrore me bazë tokësore dhe sistemet e zbulimit të radarëve gjithashtu u "vunë në gatishmëri". Kjo vjen vetëm një ditë pasi një bombardues amerikan B-52 fluturoi më pak se 80 km larg nga kufiri rus në një shfaqje fuqie në përvjetorin e tretë të pushtimit të Ukrainës. Avioni B-52, i cili përshkruhet se i siguron SHBA-së 'aftësi të menjëhershme të goditjes bërthamore dhe konvencionale', fluturoi nga baza e forcave ajrore mbretërore në britani, Fairford, drejt shtetit që ndodhet në vijën e parë të NATO-s, i rrethuar nga avionë luftarakë F35 dhe F-A18. Avionët u vendosën në formacion në qiell, ndërsa një paradë ushtarake me më shumë se 1 mijë trupa të aleancës dhe tanke, u mbajt në Talin të Estonisë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55