Në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ndërsa delegacioni ukrainas dhe ai rus u takuan në Bjellorusi për raundin e dytë të negociatave, Vladimir Putin tha se nuk do të tërhiqet pas. Putin ka thënë se "operacioni i tij special ushtarak" ,sic e referohet pushtimit të Ukrainës ,"po shkon sipas planit". Pretendimi i tij vjen pavarësisht nga shumë analistë që sugjerojnë se pushtimi nuk ka shkuar sipas planit.