Bashkimi evropian duhet ti marrë kërcënimet e Vladimir Putinit për përdorim armësh bërthamore në konfliktin në Ukrainë, seriozisht – tha shefi i politikës së jashtme të BE-së. Josep Borrell tha për BBC se lufta ka arritur një moment të rrezikshëm. Komentet e tij, vijnë ndërsa Rusia ka filluar një mobilizim të pjesshëm dhe po lëviz drejt aneksimit të katër rajoneve në Ukrainë. Putin, është përballur në telashe në fushëbetejë, me forcat e tij që po zbrapsen nga kundërofensiva ukrainase.