Rusia mund të tërheqë njohjen e pavarësisë së Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Ukrainës në të ardhmen. Lajmi bëhet me dije nga kreu I Dumës Shtetërore ruse, Yevgeny Fyodorov. Zyrtari rus paraqiti një projektligj për anulimin e rezolutës së Këshillit Shtetëror të BRSS “Për njohjen e pavarësisë së Lituanisë”. Moska pretendon se vendimi është i paligjshëm, duke qenë se është marrë nga një organ antikushtetues në kundërshtim me disa nene të kushtetutës së BRSS. Sipas projektligjit, Lituania është më e rrezikshme për Rusinë për shkak të situatës me rajonin e Kaliningradit dhe konfrontimit me NATO-n dhe SHBA-në.