Presidenti amerikan Donald Trump, tha se nuk beson se Moska do të sulmojë ndonjë vend anëtar të NATO-s, me gjithë rritjen e shqetësimeve se presidenti rus, Vladimir Putin, mund të urdhërojë një sulm ndaj një vendi baltik ose ndonjë tjetër vendi anëtar, për të vënë në sprovë vendosmërinë e aleancës perëndimore.