Shtetet e Bashkuara, Britania, Kanadaja, Japonia dhe Franca kanë krijuar një aleancë për të zhvilluar një zinxhir të furnizimit për lëndën e parë që mundëson prodhimin e energjisë bërthamore. Lajmi u bë me dije gjatë takimeve të zyrtarëve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, i cili synon të përjashtojë Rusinë prej tregjeve ndërkombëtare të energjisë bërthamore, ka thënë Departamenti britanik për Siguri Energjetike. Të pesë shtetet do të shfrytëzojnë sektorët e tyre bërthamorë për të minuar rolin e Rusisë në zinxhirin e furnizimit, duke ia pamundësuar presidentit rus, Vladimir Putin, financimin e luftës së tij në Ukrainë, përmes të hyrave të kësaj fushe.