Forcat ruse të sigurisë vranë gjashtë militantë në një operacion special, në republikën ruse në kaukazin verior, Ingusheti. Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve TASS, të dielën, e cila ka cituar agjencitë lokale të ruajtjes së rendit. Të shtunën, autoritetet shpallën kompetenca emergjente kundër terrorizmit në qytetin Karabulak pasi militantët e dyshuar kishin hapur zjarr ndaj forcave të zbatimit të ligjit në një ndërtesë banimi.