Top News/ Putin niset drejt Koresë së Veriut / SHBA dhe Koreja e Jugut lëshojnë alarmin
14/06/2024 13:35

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar Vladimir Putinin kundër krijimit të lidhjeve më të ngushta ushtarake me Korenë e Veriut, pasi flitet se lideri rus do të vizitojë vendin e izoluar në ditët në vijim. Putini po planifikon të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në një vizitë që pason atë të liderit koreanoverior në Rusi, shtatorin e kaluar, raportojnë mediat. Gjatë atij udhëtimi, të dy liderët besohet se kanë rënë dakord që Koreja e Veriut të marrë ndihmën nga Rusia për programin e saj hapësinor në këmbim të ofrimit të armëve që rusia do ti përdorë në luftën e saj në ukrainë, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së. Moska i ka quajtur raportet se po përdor armë dhe municione të Koresë së Veriut në Ukrainë, si "absurde", por mbetjet nga një raketë që ra në qytetin ukrainas të Kharkivit, më 2 janar, mbanin shenja që tregonin se ato ishin prodhim koreanoverior. Kurt Campbell, zëvendëssekretari amerikan i shtetit, i tha homologut të tij koreano-jugor, Kim Hong-kyun, këtë javë se lidhjet më të ngushta ushtarake mes Phenianit dhe Moskës do të shkaktojnë paqëndrueshmëri të mëtejshme në rajon. “Ndërsa monitorohen nga afër zhvillimet e ndërlidhura, palët ranë dakord të përgjigjen me vendosmëri përmes bashkëpunimit të fortë ndaj provokimeve të Koresë së Veriut dhe veprimeve që përshkallëzojnë tensionet në rajon”, tha në një deklaratë të premten Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.

Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38
Top News – Njerëzit ishin detyruar të hanin bar…! Armëpushim në qytetin e pushtuar ukrainas
01/11 13:34
Top News – ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes
01/11 13:21
Top News – Rënia e Vuçiç si ajo e Orban / Paralele mes Serbisë dhe Hungarisë, roli i të rinjve
01/11 12:32
Top Channel/ Pse Polonia u zhyt në krizë/ Gjykata Kushtetuese rrethohet me policë
01/11 12:20
Top News – Polakët ngrihen për Gjykatën Kushtetuese / Tensione, përplaset kryeministri e presidenti
01/11 12:10
Top News – Teston sistemin e frikshëm të armëve / Koreja e Veriut ‘tregon dhëmbët’ sërish
01/11 12:04
Top News – Policia ‘pastron’ kampin në Lisbonë / Mijëra njerëz në protesta për krizën e strehimit
01/11 12:04
Top News – Gjenerata Z ‘merr kontrollin’ / Protestat ndezin gjithë Evropën, Franca ‘shpëton’
01/11 11:43
Top News – Digjet Gjermania, plaçkiten dyqanet / Protestat për koston e jetesës kthehen në dhunë
01/11 11:40
Top Channel/Gjermani, përshkallëzohen protestat/Nisi paqësore, por më pas pati përleshje me policinë
01/11 10:44
Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43