Një dekret që përcakton konceptin e ri të politikës së jashtme të Rusisë është nënshkruar sot nga Vladimir Putin, gjatë një takimi me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Putin vuri në dukje se “për shkak të ndryshimeve serioze në arenën botërore, dokumentet bazë strategjike duhej të përmirësoheshin”. Sipas tij, plani i përditësuar i Politikës së Jashtme do të jetë baza e veprimeve praktike të vendit në afat të mesëm dhe afatgjatë dhe gjithashtu do të jetë një bazë e mirë për punë të tjera në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.