Top News – Putin ‘ndan’ Trump dhe Macron…‘Afër dhe larg…’ qëndrime të ndryshme për Ukrainën
25/02/2025 12:13

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha në qëndrimin e tyre ndaj Ukrainës, duke nxjerrë në pah dallimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës mbi propozimin e Trump për një marrëveshje të shpejtë armëpushimi me Rusinë. Gjatë një dite bisedimesh, Presidentët Trump dhe Macron treguan një raport miqësor të bazuar në vite të marrëdhënieve të mira mes tyre. Por Macron e bëri të qartë se nuk ishte dakord me Trump për disa çështje kyçe, ndërsa ata shënuan tre vjetorin e fillimit të sulmit të Rusisë në shkallë të gjerë ndaj Ukrainën. Presidenti Trump nuk pranoi t'i referohej presidentit rus Vladimir Putin si diktator, ndërkohë që e quajti Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenski një diktator javën e kaluar. Presidenti Macron tha se është e qartë se Rusia "është agresore" në konflikt, një temë për të cilën Presidenti Trump ishte i lëkundur javën e kaluar. “Presidenti Putin shkeli paqen”, tha Macron në një konferencë të përbashkët për shtypin me Presidentin Trump. Trump shprehu dëshirën për arritjen e një armëpushimi sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai tha se mund të shkonte në Moskë për të takuar Putinin pasi të arrihej një marrëveshje armëpushimi. Presidenti Macron, nga ana tjetër, kërkoi një qasje më të fortë, duke filluar me një armëpushim dhe më pas një marrëveshje paqeje që do të përfshinte garanci sigurie. "Ne duam paqe të shpejtë, por nuk duam një marrëveshje të dobët", tha Macron për gazetarët. Çdo marrëveshje paqeje, tha ai, duhet të "vlerësohet, kontrollohet dhe verifikohet". Të dy udhëheqësit ranë dakord, megjithatë, për dislokimin e forcave paqeruajtëse evropiane sapo të arrihet një marrëveshje paqeje. "Ata nuk do të ishin në vijën e parë të frontit. Ata nuk do të ishin pjesë e asnjë konflikti. Ata do të ishin aty për të garantuar respektimin e marrëveshjes së paqes", tha Presidenti Macron më herët në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e Presidentit Trump. Ky i fundit tha se ai e pranon konceptin, ashtu si edhe Putini. "Po, ai do ta pranojë këtë", tha Trump. "Unë e bëra atë pyetje në mënyrë specifike. Ai nuk ka asnjë problem me këtë." Macron, udhëheqësi i parë evropian që takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë, pas marrjes së detyrës një muaj më parë. Macron po përpiqet të përfitojë nga një marrëdhënie e mirë me Trump, që ai e ndërtoi gjatë mandateve të tyre të para presidenciale. Udhëheqësi francez ka arritur t’i menaxhojë me sukses marrëdhëniet me Trumpin, i cili ka qenë i paparishikueshëm në përballjet me udhëheqësit botërorë, pa e zemëruar atë. Në një moment gjatë takimit të tyre, Macron preku krahun e Trump dhe korrigjoi me kujdes pretendimin e tij se Evropa kishte dhënë të gjithë ndihmën e saj për Ukrainën në formë huaje.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55