Eshtë udhëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga sulmi ndaj Ukrainës më 24 shkurt: Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u takua këtë të martë presidentin iranian Ebrahim Raisi. Në fakt, ky ishte një takim tre palësh, në të cilin ishte i pranishëm edhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan. Të tre liderët, bisedojnë për gjendjen në Siri, ku Irani, Rusia dhe Turqia janë angazhuar fort ushtarakisht.