Top News/ Putin merr në dorë drejtimin e luftës / Arsyeja e shkarkimit të Ministrit të Mbrojtjes…
13/05/2024 11:55

Vladimir Putin ka shkarkuar ministrin e tij besnik të mbrojtjes dhe e ka zëvendësuar atë me një person që nuk ka asnjë përvojë ushtarake, në një riorganizim të qeverisë ruse. Ai shkarkoi kështu nga posti mikun e tij të hershëm Sergei Shoigu, 68 vjeç, dhe e transferoi atë në rolin e sekretarit të këshillit të sigurisë kombëtare të Rusisë. Sipas raporteve, Putin ka propozuar ekonomistin pak të njohur Andrey Belousov, 65 vjeç, për të zëvendësuar Shoigun si ministër të mbrojtjes. Zëdhënësi i shtypit të Kremlinit, Dmitry Peskov, duke komentuar vendimin, tha se duhet që ministria e mbrojtjes të mbetet 'inovatore' dhe të përdorë më mirë shpenzimet e mbrojtjes për të fituar luftën në Ukrainë. Lëvizja duket të jetë një mospërfillje e habitshme për Shoigun, njeriun që Putin e vendosi në krye të luftës së tij, një aleat i ngushtë dhe ministri më jetëgjatë i Rusisë. Deri më tani, Putini kishte qëndruar në krah të Shoigu, pavarësisht nga një sërë problemesh në vitin e parë të luftës dhe pavarësisht përplasjeve të tij publike me shefin e mercenarëve të Ëagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili nisi edhe një kryengritje vitin e kaluar duke kërkuar pikërisht largimin e Shoigu. Riorganizimi i komandës ushtarake është më i rëndësishmi që Putini ka ndërmarrë që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022. Analistët argumentojnë se emërimi i një ekonomisti civil si ministër i mbrojtjes sugjeron që Putini synon të marrë një rol më të madh personal në taktikat e luftës. Ndërkohë, Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, ka parashikuar se ministri i ri i mbrojtjes do të jetë thjesht një nga "kukullat" e Putinit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55